Ymeri: Arsyetimi i Qeverisë për Ballkanin e Hapur, i paqëndrueshëm

Sipas analistit, Visar Ymeri, ideja e nismës së Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit dhe nëse kundërshtohet kjo inciativë nga Qeveria e tanishme duhet të ketë argumente të qëndrueshme

Visar Ymeri, analist

Analisti Visar Ymeri, për inciativën e Ballkanit të Hapur, ka thënë se procesi i Berlinit dhe kjo nismë nëse shikohen për nga aspekti ekonomik, thelbësisht nuk ndryshojnë shumë.

Sipas Ymerit, ideja e Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit.

“Procesi i Berlinit nuk mund të realizohet pa bashkëpunim rajonal, mund të përshpejtohet përmes Open Balkan”, ka thënë Ymeri.

I ftuar në emisionin “Five”, ai ka thënë se arsyetimi i Qeverisë së tanishme në pushtet por edhe ngurrimi i qeverisjeve të kaluara për këtë inciativë nuk është e qëndrueshme.

“Pyetja e parë që duhet të shtrohet nga Kosova është se sa kanë ndikim proceset e integrimit rajonal, sepse vetëm përmes këtij bashkëpunimi mund të përforcohet integrimi në Bashkimin Evropian(BE)”, ka shtuar Ymeri.

Ymeri, ndër të tjera ka thënë nëse problemi i Kosovës është me hegjemoninë serbe, duhet të gjendet një zgjidhje në këmbimin tregtar, por jo të injorohen inciativat rajonale.

“Problemi që ne e kemi është me eksportimin e mallrave, ne po themi që nuk duam të jemi pjesë e nismave rajonale, ata që thojnë hegjemonia e Serbisë na pengon, le të ndalojnë importin e produkteve serbe”, ka thënë ndër të tjera Ymeri.

Ai ka thënë se kjo inciativë e Ballkanit të Hapur, duhet të shfrytëzohet sepse vetëm do të fuqizohet statusi i Kosovës si shtet dhe do të konsiderohet si palë e barabartë në atë tavolinë të rrethuar me fqinjë nga rajoni.

“I vetmi argument që mendoj që është i qëndrueshëm , që në tavolinën e Open Ballkan duhet të konsiderohemi si palë e barabartë, pra si shtet i Republikës së Kosovës, ne nuk duhet ta bëjmë se jemi të varur nga qëndrimi i Serbisë, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum që në kuadër të interesave që kemi me vendet e rajonit të luftojmë hegjemoninë e Serbisë”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, është e rëndësishme që argumentet nga Qeveria për këtë inciativë të jenë të qëndrueshme, sepse siç thotë ai kjo nismë mund të marrë një formë krejtësisht ndryshe në të ardhmen.

“Në margjinat e konferencës së Open Balkan, janë takuar ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këta hapa janë duke u përkrahur më së shumti nga ShBA, e që do të thotë është e rëndësishme”, ka shtuar Ymeri.

Vizita e Scholz-it, jashtëzakonisht e rëndësishme

Ymeri për vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që pritet të jetë të premten në Kosovë, ka thënë se është vizitë e mirëseardhur dhe e rëndësishme, sepse sipas tij Gjermania po mbështet Kosovën në shumë pika kyçe.

“Kemi një rikthim të vëmendjes së Gjermanisë për zhvillimet në Ballkan, përkrahja në dialogun Kosovë-Serbi, përkrahja e Gjermanisë për anëtarësim në KiE, po ashtu edhe për liberalizim të vizave”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymerit, prania dhe fuqizimi i Gjermanisë në rajon së bashku me përkrahjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), është shumë e rëndësishme.

Ohri, nikoqir i “Ballkanit të Hapur”, pa Kosovën

Ndryshe, Samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”, do të mbahet më shtatë dhe tetë qershor.

Pos tri shteteve themeluese të kësaj iniciative, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve të tjera fqinje, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në takimin, i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse.

Shija e redaktorit

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Më të lexuarat

FES të hënën publikon draft-statutin e Asociacionit

Fondacioni Friedrich Ebert (FES), të hënën e 30 janarit, do të prezantojë draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës...

Plagosja e nënës dhe vajzës në Fushë Kosovë – Si...

Një plagosje ndodhi të shtunën rreth orës 11:45 në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë, ku nënë e bijë u plagosën nga një i...

Osmani: Jemi 280 mijë euro minus prej fundit të dhjetorit

Fakti që Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licencuar ende, po i sjell dëme financiare FC Prishtinës. Kështu ka deklaruar drejtori i kësaj skuadre,...

Të fundit nga rubrika