Video ekskluzive nga incidenti në Pejë

Në rrugën “Papa Klementi”, në Pejë, të dielën e 19 qershorit pak para mesnatës, ka ndodhur një incident, ku janë përfshirë pronarët e dy dyqaneve, ku edhe është përdorur një armë zjarri

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zënkë verbale në mes të pronarëve të dy dyqaneve në qytetin e Pejës, ka dërguar deri te përdorimi i armës së zjarrit.

Sipas burimeve të Portali D, palët e përfshira në rast, paraprakisht kishin një mosmarrëveshje.

Njëri nga të përfshirët në këtë zënkë, i cili drejtonte një furgon me ngjyrë të bardhë, ka shkuar deri te dyqani i palës tjetër, ku edhe ka nxjerrë armën e zjarrit, duke e drejtuar në drejtim të disa punonjësve të lokalit.

Ndërsa, në videon e siguruar nga Portali D, shihet se një person tjetër nga ana e shoferit, ka ndërhyrë duke e penguar që të mos veprojë tutje.

Viktima menjëherë pas tentativës, shihet duke nxjerrë telefonin nga xhepi për t’i njoftuar organet e rendit (policinë).

Fadil Gashi, Zëdhënës i Policisë së Pejës, për Portali D, e ka konfirmuar se mbrëmë më datën 19 qershor, rreth orës 23:20, policia kishte pranuar një njoftim për një përleshje, ku pastaj viktima ishte kërcënuar me armë zjarri.

“I dyshuari ka ekspozuar armën drejt viktimës për të kërcënuar”, ka thënë Gashi.

I pyetur se a ka qenë arma e mbushur, ai e ka pohuar këtë duke thënë se  “arma ka qenë e mbushur, por se nuk e di sa plumba kanë qenë në karikator”.

“I dyshuari dhe viktima janë pronarë në Tregun e Pemëve në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar të dyshuarin, dhe i është konfiskuar arma”.

“Pas konsultimit të Prokurorit të shtetit, është urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë në ndalim policor”, është shprehur Gashi.

Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas policisë, në këtë rast kanë qenë të përfshirë vetëm dy persona.

Shija e redaktorit

Gazetari i RTV Dukagjinit, Dardan Idrizi shpallet fitues i çmimit...

Në ditën e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo organizatë ka mbajtur një event, në të...

Fotografia familjare e Samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar "fotografinë familjare" në ambientet e Hotel Marriott,...

Çfarë do t’i sjellin Kosovës ujditë në samitin e BE-së...

Të martën e 6 dhjetorit, samiti në Tiranë do të jetë i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Tentim grabitje e armatosur në një market të Gjilanit

Një tentim grabitje ka ndodhur në komunën e Gjilanit, më saktësisht në marketin Tina. Punëtorët e marketit ia kanë dalë t'ia marrin armën nga dora...

Zotëria i parë i Kosovës për Vuçiqin: Ish-Ministri i “kasapit...

  Zotëria i parë i Kosovës, Prindon Sadriu ka shpërndarë një lajm në rrjetin e tij social Facebook, ku presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e...

Të fundit nga rubrika