Tre ditë e tre netë dhunë seksuale nga policët serbë

"Për tri netë rend kur prarojke hëna, thojsha veç hëna e Zoti na sheh", kështu fillon rrëfimi i një zonje e cila tregon se si në një fshat të Deçanit në marsin e vitit 1999, ishte viktimë e dhunës seksuale nga policët serbë

Rrëfimeve për dhunën seksuale gjatë luftës së fundit i shtohet edhe tregimi i një zonje e cila tregon se si në një fshat të Deçanit në marsin e vitit 1999, ajo dhe dhjetëra gra të tjera për tri ditë e tri netë ishin persekutuar e dhunuar seksualisht nga policët serbë.

Ajo i kritikon institucionet e Kosovës se nuk ndërmorrën asnjë veprim për dënimin e fajtorëve, ndërsa kritikë ka edhe për paragjykimet nga shoqëria, të cilat i sheh si shkak të mbylljes së gojës së grave të dhunuara.

“Për tri netë rend kur prarojke hëna, thojsha veç hëna e Zoti na sheh.”

Po të mos e kishte guximin, vërtetë dëshmitarët e vetëm të rrëfimit të saj do të ishin Zoti dhe hëna.

“Rrethi ka pasur thashetheme. Na kane thirrur në telefon qysh po dilni kështu. Na thoshin qysh po folni, më kanë quajtur lav***”, ka thënë ajo.

Pasi tregon paragjykimet që i ka përjetuar zonja vazhdon rrëfimin e kohës së luftës në Kosovë.

Është marsi i vitit 1999, ngjarje në një fshat të Deçanit.

“I kanë dhunu cikat plakat, une nuk guxojsha me fol”…”Ti mshelsin sytë me shami, nuk e dijshe kush je. Na merrshin ka dy tri orë”, ka shtuar ajo.

Për tri ditë e tri netë dhjetëra gra e vajza janë dhunuar seksualisht në këtë fshat.

Një ndër to është edhe kjo zonjë. Ajo tregon se në ditët e dhunës me vete i kishte tre fëmijët. Pos dhunës seksuale ajo rrëfen për plagët dhe poshtërimin që i bënin policët serbë.

“Njëgrua kosovare çka ka perjetu është tmerr….Ndryshe u kanë nje burrë 33 ka vra sesa qysh jam kan unë”….”Kur u bojke nata e rrehne e mbulume në gjak, na thojshin keni me met te vramë edhe 100 vjet”…”Vishin ka dy ka tre me maska. Degjojshim britma.”, ka vazhduar rrëfimin.

Pas dhunës sistematike ajo e dhjetëra gra u dëbuan për në Shqipëri, e lënduar shpirtërisht e fizikisht i duhej të përballet me situata të vështira.

“Kur më kanë kontrolluar me thanë je shtatzënë, unë kam shkuar e kam bërë abortin”

Këtu nuk përfundojnë sfidat, ajo takon burrin për herë të parë pas ngjarjeve në Deçan.

“Pa hi mrena ka hi ka thanë, ka qenë anderr e keqe. Fajin e ka marr mbi veti…”

Pa përkrahjen e familjes ajo thotë që vështirë se do ta tejkalonte këtë vuajtje.

“Porosia ime është të mos merren me thashetheme ta përkrahin motren, nënën. Mos me më përkrahë familja, edhe unë kisha bo vetëvrasje”

Njërin nga serbët që ka qenë pjesë e dhunimeve ajo thotë se e njeh me emër dhe mbiemër.

Kjo viktimë e dhunës seksulae gjatë luftës kritikon edhe prokuroren që është marrë me këtë rast e cila sipas saj asnjëherë nuk e ka marr mundin të dalë në terren, përpos takimeve të thirrura në restaurante të Prishtinës e zyre të punës.

Tash e 22 vjet, përgjegjësit për këtë krim nuk janë dënuar, megjithatë për këtë rast Tribunali Penal për ish Jugosllavi në Hagë kishte dënuar një person.

Komandant i Korpusit të Tretë të ushtrisë serbe në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq, ishte dënuar për shkak të mos parandalimit të dhunimeve. Pavkoviq u dënua më 22 vjet burgim, por i gjetur fajtor edhe për vrasje, persekutim dhe shpërngulje me dhunë.

Shija e redaktorit

Sa gjenerata duhet të kalojnë që të arrihet marrëveshja në...

“Duhet që dy gjenerata të kalojnë, një veç se ka kaluar”. Kështu kishte deklaruar ish i emëruari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) si Administrator...

Atletët veteranë të Kosovës të barabartë në garat e Kampionatit...

Atletët veteranë të Kosovës të enjten e 22 shtatorit kanë udhëtuar për në Selanik të Greqisë, në kuadër të Kampionatit të 31-të të Atletëve...

Trajneri i njohur spanjoll, Felipe Sanchez Llanes emërohet asistent i...

Ish selektori i Përfaqësuesës së Kinës në xhudo, Felipe Sanchez Llanes i është bashkuar stafit të trajnerëve të Përfaqësuesës së Kosovës. Me Federatën e Xhudos...

Më të lexuarat

Ibrahim Tatlises pas aksidentit këndon këngë popullore në spital

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, i cili mbeti i bllokuar në automjet si pasojë e një aksidenti trafiku në Bodrum Yalikavak në Turqi,...

Dhunohet 13-vjeçarja, viktima është 8 muajshe shtatëzënë

“Jam frigu tha prej meje, dëmëthënë prej prindit. Jam frigu me tregu, kom mendu se hajt kurgjo nuk është”. Kështu nis rrëfimi i një ngjarjeje...

“Për shkak të Qeverisë Kurti 1, djali im nuk do...

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj, Rroni, i cili...

Të fundit nga rubrika