Motra e Ukshin Hotit për zhdukjen e tij: Fajtori dihet

16 maji i vitit 1999, shënohet dita kur është zhdukur profesori, politologu dhe luftëtari i paepur i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti

Motra e profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, ka thënë se është e zhgënjyer me punën e deritanishme të institucioneve kosovare dhe ndërkombëtare mbi çështjen e zhdukjes së Ukshin Hotit.

Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesë e emisionit të RTV Dukagjini, “Five”, ka qenë edhe motra e tij, Myrvete Hoti-Kosumi. Ajo ka thënë se çështja e Ukshin Hotit është një çështje e cila e mundon çdo ditë e jo vetëm në përvjetoret e tij.

“Çështja e Ukshin Hotit më mundon edhe ditët pa përvjetor, edhe vet fakti që nuk mund të kuptojë asnjë informatë edhe pse dihet fajtori”, ka thënë Myrvete Hoti gjersa tregon rrethanat e pretenduara të zhdukjes së tij.

Sipas Hoti-Kosumit, çështja e Ukshin Hotit ka qenë e kombëtarizuar dhe si e tillë e njohur edhe për palën serbe dhe atë ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka theksuar faktin se shqipëtarët nuk kanë bërë asnjë protestë apo kërkesë këto 23 vitet e fundit.

E bindur se përgjegjësi për zhdukjen e të vëllaut dihet, ajo ka thënë se “kam kërkuar të zbulohet çështja e tij por, deri tani kam hasur në vesh të shurdhër”.

Për herë të fundit, Ukshin Hoti ishte dënuar me 5 vite burg në burgun e Dubravës ndërsa, në përfundim të këtij dënimi, ai ishte marrë peng nga rojet  e burgut dhe që atëherë nuk është parë më.

Shija e redaktorit

Nga Pushkini te Putini: Ideologjia imperialiste e letërsisë ruse

Një nga rrugët në Hoholiv - një qytet në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev - mban emrin e Mikhail Lermontov, një poet rus...

Mirë se vini në botën e errët të internetit

Emri i tij nuk është Opsec, por unë do ta thërras atë për t'ia ruajtur privatësinë. Në webhapësirën ai njihet si një mjeshtër i...

Edukimi medial si lëndë obligative në shkolla, nevojë e domosdoshme

Kohët e fundit, mediat janë fuqizuar aq shumë, saqë ndikimi i tyre llogaritet të jetë i pakrahasueshëm. Nevoja që të futet edukimi medial si lëndë...

Më të lexuarat

Detaje ekskluzive, kërkesa për caktim të paraburgimit sqaron se si...

Pas raportimit se ish-gjenerali dhe njëherësh ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është përfshirë në një përleshje me dy policë të cilët të...

Plagosja e policëve në Skenderaj, kujt iu dërgua arma e...

Pas përleshjes së vëllezërve Lushtaku me policët e plagosur, ndodhi edhe një rrëmbim i armës. Policit dhe njëkohësisht të dëmtuarit, Enver Berisha, i është rrëmbyer...

Nuredin Lushtakut dhe të tjerëve u caktohet masa e paraburgimit...

Ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakut, dhe të pandehurve të tjerë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Avokati i Nuredin Lushtakut,...

Të fundit nga rubrika