Kurti refuzon ftesën e Kovaçevskit për pjesëmarrje në samitin e Ballkanit të Hapur

Kryeministri Kurti ka marrë një ftesë nga homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Kovaçevski, për të marrë pjesë në samitin e nismës “Ballkani i Hapur”, që pritet të mbahet më 7 dhe 8 qershor në Ohër

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se, të enjten kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në samitin e Ballkanit të Hapur, që pritet të mbahet në Ohër më 7 dhe 8 qershor.

Por, Kurti i është përgjigjur negativisht kësaj ftese përmes një letre drejtuar Kovaçevskit, ku ka shpjeguar arsyet e refuzimit.

Sipas njoftimit, Kurti i ka shkruar letër Kovaçevskit, ku ia ka shpjeguar edhe njëherë qëndrimin e Kosovës, dhe si e sheh ai bashkëpunimin rajonal.

“Republika e Kosovës mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtarë. Për këtë qëllim, ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e Kurtit për kryeministrin maqedonas.

Sipas Kurtit, të dyja vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe aspirata të përbashkëta për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian(BE).

“Ne gjithashtu ndajmë një besim të përbashkët në lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarit, median e lirë dhe lirinë e mendimit dhe një mjedis politik ku opozita nuk heshtet, por lulëzon dhe mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në letër.

Ndërsa më tutje thuhet se “Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarrë reforma që luftojnë korrupsionin, promovojnë sundimin e ligjit, avancojnë ekonomitë tona dhe rrisin mundësitë për të gjithë. Dhe pse të dyja vendet tona rreshtohen vazhdimisht me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe kundërshtimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, ku ne shpejt e dënuam dhe vendosëm sanksione kundër Federatës Ruse, pavarësisht vështirësive ekonomike”.

Sipas Kurtit, këto synime arrihen më së miri në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku operojmë me rregullat e BE-së dhe vlerat e BE-së.

“Dhe ku punojmë për të siguruar mekanizma të trajtimit të drejtë nga të cilët përfitojnë të gjithë qytetarët tanë në mënyrë të barabartë. Siç e dini, në kuadër të Procesit të Berlinit. Serbia kërkon trajtim të pabarabartë për qytetarët e Kosovës dhe bllokon çdo marrëveshje brenda Tregut të Përbashkët Rajonal që mundëson bashkëpunim rajonal të bazuar në parimet e barazisë. Duke pasur parasysh vlerat e përbashkëta mes dy vendeve tona, është në interesin tonë që të punojmë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”, thuhet në letër.

Ndryshe, nismën e Ballkanit të Hapur të themeluar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, deri më tash e kanë refuzuar Mali i Zi bashkë me Kosovën e Bosnjë-Hercegovinën.

Shija e redaktorit

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Më të lexuarat

FES të hënën publikon draft-statutin e Asociacionit

Fondacioni Friedrich Ebert (FES), të hënën e 30 janarit, do të prezantojë draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës...

Plagosja e nënës dhe vajzës në Fushë Kosovë – Si...

Një plagosje ndodhi të shtunën rreth orës 11:45 në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë, ku nënë e bijë u plagosën nga një i...

Osmani: Jemi 280 mijë euro minus prej fundit të dhjetorit

Fakti që Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licencuar ende, po i sjell dëme financiare FC Prishtinës. Kështu ka deklaruar drejtori i kësaj skuadre,...

Të fundit nga rubrika