Krasniqi e Gashi “përplasen” për temën e veteranëve

Analisti Dardan Gashi dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, kanë pasur mendime të ndryshme për protestën e veteranëve

Dardan Krasniqi dhe Dardan Gashi

Analisti Dradan Gashi dhe ish-luftëtari i UÇK-së, njëherësh edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, janë përplasur për temën e veteranëve.

Gashi e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se po  bën “drama e filma”, në lidhje me kërkesat e veteranëve për rritjen e pensioneve të tyre karshi pagës minimale që pritet të rritet nga 170 në 250 euro neto.

Gashi, tha se pranimi i ftesës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, nga ana e veteranëve është hap i gabuar.

“Veteranet kanë gabuar që e kanë anuluar protestën, është dashur të rrinë, sepse kanë arsye të protestojnë. Këta veteranë janë ofenduar nga Kurti dhe Ministri i Financave”, ka thënë ai.

Gashit, i është kundërpërgjigjur, ish-luftëtari Dardan Krasniqi, i cili ka thënë se fajin për gjendjen jo të mirë të veteranëve e ka opozita dhe jo qeveria e tanishme.

Sipas tij, opozita po e përdor rastin e veteranëve për të krijuar kauza të rreme. Sipas tij, veteranët e “rremë”, janë produkt i partive opozitare.

“Duke e ditë që kjo kategori që 23 viteve nga ish-pushtetet janë trajtu jo dinjitetshëm. Qeveria Kurti, duhet ta marrë në mbrojtje kategorinë e veteranëve, të mos e lejojë opozitën që e kanë bërë punën deri këtu të krijojnë kauzë”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi, ka thënë se problem edhe më i madh do të jetë kur të fillohet procesi i “pastrimit” të listave. Sipas tij ka nga ata që i kanë dhënë deri në 5 mijë euro për t’u përfshirë në listat e veteranëve.

“Sfida kryesore në Kosovë, do të jetë kur do të fillojnë të pastrohen listat, kur të dalin njerëzit prej listave që i kanë dhënë nga 5000 euro, atëherë do të instrumentalizohen veteranët keq”, ka thënë ai.

Si kundërpërgjigje ndaj tij, analisti Dardan Gashi, ka thënë se edhe kryeministri Albin Kurti, është përfshirë në listat e veteranëve në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu, Gashi ka thënë se më me rëndësi është të “pastrohen”, listat e të punësuarve në KEK, se sa të veteranëve.

“A ndihesh mirë si veteran, që qeveria jote i thyen shtizat për veteranët? Pse është më rëndësi ti ndreqin listat e veteranëve, pse nuk po i shikojnë edhe listat e të punësuarve në KEK”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Më të lexuarat

FES të hënën publikon draft-statutin e Asociacionit

Fondacioni Friedrich Ebert (FES), të hënën e 30 janarit, do të prezantojë draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës...

Plagosja e nënës dhe vajzës në Fushë Kosovë – Si...

Një plagosje ndodhi të shtunën rreth orës 11:45 në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë, ku nënë e bijë u plagosën nga një i...

Osmani: Jemi 280 mijë euro minus prej fundit të dhjetorit

Fakti që Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licencuar ende, po i sjell dëme financiare FC Prishtinës. Kështu ka deklaruar drejtori i kësaj skuadre,...

Të fundit nga rubrika