Haradinaj reagon kundër raportit të ‘’Freedom House’’

Haradinaj akuzohet si figurë e krimit dhe korrupsionit në Kosovë nga organizata amerikane ''Freedom House''

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, janë etiketuar si figura të lidhura me krimin dhe korrupsionin në Kosovë, në raportin e fundit për demokracinë, të organizatës amerikane ”Freedom House”.

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘, pasi emri i tij ishte lakuar me kontekst negativ në raport. Ai i ka siguruar qytetarët se si ish-kryeministër, por edhe tani, si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka punuar dhe vazhdon të punojë për sundimin e ligjit dhe demokracisë.

”Të dashur qytetarë, u përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Ai ka deklaruar se ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për demokracinë.

”Dua t’ju siguroj se edhe si Kryeministër, por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se, edhe tani kur është në opozitë, do të jetë gjithmonë në krye të detyrës, për t’i evidentuar gabimet e kësaj qeverie.

”Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, ka shkruar Haradinaj në postim.

Ndryshe, sipas raportit të Freedom House, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë plotësisht të shtrira, dhe korniza institucionale për t’i luftuar ato është e dobët.

Shija e redaktorit

Sa gjenerata duhet të kalojnë që të arrihet marrëveshja në...

“Duhet që dy gjenerata të kalojnë, një veç se ka kaluar”. Kështu kishte deklaruar ish i emëruari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) si Administrator...

Atletët veteranë të Kosovës të barabartë në garat e Kampionatit...

Atletët veteranë të Kosovës të enjten e 22 shtatorit kanë udhëtuar për në Selanik të Greqisë, në kuadër të Kampionatit të 31-të të Atletëve...

Trajneri i njohur spanjoll, Felipe Sanchez Llanes emërohet asistent i...

Ish selektori i Përfaqësuesës së Kinës në xhudo, Felipe Sanchez Llanes i është bashkuar stafit të trajnerëve të Përfaqësuesës së Kosovës. Me Federatën e Xhudos...

Më të lexuarat

Ibrahim Tatlises pas aksidentit këndon këngë popullore në spital

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, i cili mbeti i bllokuar në automjet si pasojë e një aksidenti trafiku në Bodrum Yalikavak në Turqi,...

Dhunohet 13-vjeçarja, viktima është 8 muajshe shtatëzënë

“Jam frigu tha prej meje, dëmëthënë prej prindit. Jam frigu me tregu, kom mendu se hajt kurgjo nuk është”. Kështu nis rrëfimi i një ngjarjeje...

Marku fiton kundër Ramirez, shpallet kampion bote

Florian Marku ka fituar kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez në Air Albania Stadium në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, duke fituar kështu titullin WBC...

Të fundit nga rubrika