Arrestohet zyrtari policor, dyshohet për dhunë ndaj koleges

Inspektorati policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një rreshter policor në Pejë. E sipas IPK arsyeja e arrestimit të këtij zyrtari është dhuna e ushtruar ndaj koleges së tij me të cilën ishte në një lidhje dashurie. Njohësi i sigurisë Drizan Shala, thotë se shkaku i rasteve të shumta të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duhet të angazhohen psikologë për të vlerësuar gjendjen psiqike të policëve në vend

Ilustrim

Pasi pranoi tretman në emergjencë në Pejë, u zbulua se jashtë detyrës zyrtare, zyrtarja policore kishte pësuar dhunë nga kolegu i saj, me të cilin ishte në një lidhje.

E për ushtrim të dhunës, në pranga përfundoi rreshteri policor me inicialet S.H.

Ishte Inspektorati Policor që njoftoi se ky zyrtari policor me graden rreshter ka përfunduar në ndalim prej 48 orësh.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”. Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.  Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet nha Inspektorati Policor i Kosovës.

Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikci, bëri me dije se gjatë ditës, Prokurori do të kërkojë edhe masë të paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i Shtetit gjatë ditës do të paraqesë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka thënë Shkodran Nikçi – nga Prokuroria Themelore Pejë.

E njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala thotë se një rast si ky, duhet të ndikojë në reagimin e menaxhmentit policor, dhe në angazhimin e psikologëve për trajtim të zyrtarëve policor.

Shala shton se numri i rasteve të keqpërdorimit të detyrës nga ana e policëve është më i madh.

Mirëpo sipas tij, shkaku i numrit të vogël të Inspektorëve policor këto raste nuk po zbulohen.

Ndërkohë nga ana e IPK është njoftuar se rreshteri policor është supsenduar nga detyra deri në një vendim të dytë.

Shija e redaktorit

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e  6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Skender Beck, shqiptari nga Amerika na dërgon tinguj të Rock’n...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku dolën shumë artistë të mëdhenjë si Bob Dylan, Jim Morrison, Jimi Hendrix, dhe shumë të tjerë, nga...

Më të lexuarat

Kroaci: 11 të vdekur nga aksidenti i autobusit

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën A4 Zagreb-Goriçan, mëngjesin e së shtunës. Sipas informacioneve jozyrtare janë...

Aksidenti tragjik në Podujevë, arrestohet shoferi i autobusit

Është arrestuar shoferi i autobusit në të cilin është aksidentuar një veturë me targa të huaja, ku të vdekur mbetën dy persona dhe u...

SBAShK-u pajtohet, vlerësimi i mësimdhënësve pritet të bëhet nga drejtorët...

Cilësia në arsim mbetet një nga temat më të diskutueshme të çdo qeverie të re, edhe kur ato ndërrohen problemet mbesin të njëjta. Një nga...

Të fundit nga rubrika