250 mijë armë pa leje në duar të qytetarëve të Kosovës

250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarve të Kosovës, rreth 1 mijë e 500 prej tyre konfiskohen çdo vit nga Policia e Kosovës. Njohësit e Sigurisë e shohin alarmuese dhe thonë se duhet të punohet më shumë në zvogëlimin e këtij numri

Ilustrim

Vrasje, plagosjet e grabitjet, janë disa nga ngjrjet e shpeshta që janë raportuar ditëve të fundit.

E në shumicën apsolute këto raste janë kryer me armë pa leje.

Numri i armëve të tilla që qarkullojnë në duart e qytetarëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 250 mijë.

Një fakt i tillë duket se po e shqetëson edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se e kanë një plan për zvoglimin e numrit tëarmëve pa leje.

Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës

”MPB është duke punuar intensivisht në hartimin dhe zbatimin e politikave të mira për zvogëlimin e armëve të paligjshme. Normalisht se është dukuri shqetësuese mbajtja dhe përdorimi i armëve në mënyrë ilegale. MPB ka realizuar një periudhë të legalizimit të armëve (ku janë dorëzuar 2000 kërkesa) dhe ka në plan sa më shpejt që është e mundur të shpall fushatat e legalizimit dhe dorëzimit të armëve varësisht nga sipas ecurisë të hartimit të politikave”, thuhet nga MPB.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme po konsideron se ka rënie të numirt të arëmve pa leje, krahasuar me periudha paraprake.

”Ky numër është me i vogël për rreth 100 mijë armë që nga koha e hulumtimit paraprak në të cilin kanë qenë rreth 360 mijë armë ilegale. Faktorët që kanë ndikuar në zvogëlimin e këtij numri janë disa. Fillimisht miratimi i ligjit për armët i cili ka mundësuar që qytetarët të pajisen me armë në mënyre legale. Gjithashtu, Policia e Kosovës konfiskon çdo vit rreth 1500 arme ilegale. Një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e armeve ilegale jep edhe shkatërrimi i armeve i cili behet çdo vit”, thuhet tutje nga MPB.

Për këto të dhëna i ka parë si shumë shqetësuese ish-zëvendësministri i brendshëm Hajrullah Tërrnava.
Sipas tij policia duht të ndërmarrë urtgjentisht veprim konfiskimi ndaj këtyre armëve.

“Nëse policia po i posedoja ato të dhëna në aspektin statistikor, atëherë çka po pritka Policia e Kosovës. Pse nuk intervenon policia në zënien e tyre, sepse ato për një të mirë nuk qarkullojnë. Armët janë veç me vra njeriun prandaj, është pak e çuditshme kur e dëgjoj këtë të dhënë, edhe është trishtuese që Policia nuk ndërmerr asgjë. Duhet të angazhohen sa më parë me bastisje dhe me lokalizim“, ka thënë Tërnava.

ish-zëvendësministri i brendshëm, Hajrullah Tërrnava

E njohësi i fushës sigurisë Drizan Shala thotë se Ministria e Brendshme duhet të përdorë metoda për nxitje që ato arme të kthehen nga qytetarët.

“Duhet të ketë një amnisti të përgjithshme ku në një intervale të caktuar kohor, çdo armë që e dorëzon personali në fjalë nuk do të ndiqet penalisht, vetëm nëse me atë armë është kryer vepra penale vrasje. Vetëm atëherë ndaj personit duhet të fillohet procedurë hetimore, dhe të pyetet a e ka poseduar armën në kohën që po dyshohet vrasja dhe nga kush e ka blerë”, ka deklaruar Shala.

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala

Sipas të dhënave të Policisë së Koosvës gjatë viti 2021 janë konfiskuar 1 mijë e 281 armë, ngjashëm edhe në vitin 2020, 1 mijë e 135 armë e sasi e madhe municioni.

Shija e redaktorit

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Më të lexuarat

FES të hënën publikon draft-statutin e Asociacionit

Fondacioni Friedrich Ebert (FES), të hënën e 30 janarit, do të prezantojë draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës...

Plagosja e nënës dhe vajzës në Fushë Kosovë – Si...

Një plagosje ndodhi të shtunën rreth orës 11:45 në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë, ku nënë e bijë u plagosën nga një i...

Osmani: Jemi 280 mijë euro minus prej fundit të dhjetorit

Fakti që Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licencuar ende, po i sjell dëme financiare FC Prishtinës. Kështu ka deklaruar drejtori i kësaj skuadre,...

Të fundit nga rubrika